VIDEO-SYRI TV/ Rama 'lan duart' me Vangjush Dakon: Dje ishte në krahun tim, sot në krah të avokatit

19:25, 06/06/2023
A+ Aa A-

Pas arrestimit të Vangjush Dakos nga SPAK, reagoi dhe kryeministri Edi Rama.

Nga Berati, shefi i qeverisë ka ‘larë duart’ me Vangjush Dakon, duke e cilësuar si sukses arrestimin e tij.

Sipas Ramës, SPAK po godet njerëz të lidhur me pushtetin.

“Kemi hyrë në fazë të re. Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit. Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.

Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur. Edhe kur e sheh se si mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë.

Të gjitha janë pjesë e një procesi dhe rruga është e përpjetë, jo dishezë. Kini parasysh që për herë të parë ndodh kjo. Për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS”, është shprehur Rama nga Berati për Vangjush Dakon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco