Malltezi: Skemë piramidale e Alabbar, Porti i Durrësit rrezikon të përfundojë si rasti indian

19:59, 05/06/2023
A+ Aa A-

Për të folur mbi skemën korruptive që Mohamed Alabbar përdorte në Indi dhe rrezikun e Portit të Durrësit, i ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV ishte anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Jamarbëll Malltezi.

Malltezi është shprehur se në Indi, kompania e Alabbar kishte investuar në ndërtim dhe u kishte marrë paratë qytetarëve paradhënie për apartamentet, por në fakt ata kishin 13 vite që prisnin të mbaronte ndërtimi, i cili në afatet ligjore ishte brenda 5 viteve.

"Ishte interesante sepse ne thelb është e njëjta gjë që ka ndodhur në Kroaci dhe Beograd. Alabbar ka dalë siç e kanë prezantuar dhe në Shqipëri si multimilioner, ku në fakt janë skema tipike që mbajnë peng qytetarët dhe presin që i gjithë projekti të dalë fitimprurës me paratë e qytetarëve.

Ajo që ka ndodhur është që qytetarët në Indi kishin blerë apartamente dhe prej 13 vitesh nuk po merrnin pronën e tyre. Ai i kishte në projekt për 5 vite dhe nuk e ka mbaruar në kohë e kjo skemë është për të bërë investime me paratë e qytetarëve e në çdo moment dalin fitimprurës.

Kjo më kujton historinë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin, këta jepnin para majtas e djathtas dhe kur vinte puna për të investuar në inceneratorin e Fierit, prisnin të merrnin paratë nga inceneratori i Tiranës. Këto quhen skema piramidale, ku marrin paratë nga një xhep, i fusin në një xhep tjetër, këta nuk i kishin paratë e veta, por paratë e taksapaguesve.

Alabbar është dërguar në gjykatë nga qytetarët indianë sepse kanë 13 vite që presin për të marrë apartamentet e tyre. Kjo tregon që edhe këtu në Durrës, në rast se Alabbar do të peshkojë mijëra qytetarë, do të vazhdojë investimin, dhe në rast se nuk do të peshkojë asnjë për të blerë apartamente dhe nuk do të marrë para, investimi në Portin e Durrës do të vazhdojë për vite e vite me radhë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco