Neza: Prokuroria mjaft të kapet tek Kadastra e Durrësit dhe shkon deri te Dako pa asnjë problem!

19:06, 05/06/2023
A+ Aa A-

Këto ditë kur në titujt kryesorë të mediave po mbizotëron dalja nga burgu e ish-i ministrit Saimir Tahiri dhe arrestimi i një zyrtareje të lartë të Shëndetësisë, Joana Duros për korrupsion në vlera të ulëta, në rrjetet sociale po gëlojnë talljet nga qytetarët për të ashtuquajturën “drejtësi e re” që jep dënime qesharake për politikanët dhe nuk i prek pasuritë e tyre. 

Analisti Sami Neza gjykon se akuza e shpërdorimit të detyrës ka dalë tashmë si zgjidhje për këta zyrtarë, sepse ka hapësira të bollshme për manipulim gjyqësor dhe vë në dukje se drejtësia e re është bërë në mënyrë të atillë që të kontrollohet, duke e ka argumentuar me shembuj.

I ftuar në tryezën e debatit të Sonila Meços me temë “Drejtësia e re - për kë po kërcasin prangat?”, Neza solli rastin e pastër të Vangjush Dakos, ish-kryebashkiakut të Durrësit, i cili, falë kësaj drejtësie sot  “mundet që për 3 vjet e kalon periudhën e parashkrimit të veprave penale e të veprave që lidhen me korrupsionin dhe nuk e gjen më asgjë.”

Ndiqni në vazhdim, një pjesë nga debati me  Meçon dhe tri të ftuar të tjerë në SYRI TV, av. Genc Gjokutaj, z. Avenir Peka dhe z. Elkier Bushkolaj.

Sonila Meço: Sami, të bën përshtypje një fakt dhe këtu duket se po “kullon” reforma në drejtësi... që edhe nëse arrihet tek ata” peshqit e mëdhenj”, përfundojnë në akuza që shkrihen rrugës. Këtu kam parasysh edhe rastin e z. Saimir Tahiri, i cili kaloi vetëm me “shpërdorim detyre” e kështu me radhë.

Sami Neza: Po, me shpërdorim detyre dhe akuza e shpërdorimit të detyrës është një zgjidhje për të gjithë zyrtarët, për shkak se ajo ka një segment të vlerësimit shumë të gjerë, shkon nga gjobë deri në burg disa vite dhe kështu që manipulimi i gjyqësorit ose i kërkesave të Prokurorisë përgjatë këtij segmenti është i bollshëm e kanë hapësira të plota për të dhënë dënime sipas kredencialeve të secilit.

Sonila Meço: E me të drejtë  publiku shkruan e bën “meme”, thotë - kush nuk do të ishte i gatshëm kur burgu për burrat është, që për shumë miliona euro të bënte burgun -  sepse në fund edhe në rast se dënohen, pasuria e këtyre njerëzve vijon të mbetet e paprekur, për të mos thënë që mund t’u jepet mundësia të rikthehen sërish në politikë...

Sami Neza: Po, mund të rikthehen sërish se mund të marrin pafajësinë. Dhe unë po dëgjoja avokat Gjokutajn që po fliste për rastin e Dakos. Dako është i shumëpërfolur, por asnjëherë i akuzuar në fakt; është i përfolur, por edhe i dokumentuar nga Prokuroria siç ishte rasti i dosjes së zgjedhjeve. Të kemi parasysh vetëm një gjë në Durrës. P.sh, kadastra e Durrësit është shkrirë disa herë, ka pasur kaq shumë probleme, rreth 70% e dosjeve janë të manipuluara. Mjafton që vetëm aty të kapet Prokuroria, domethënë të kapë “fijen” dhe mund të shkojë deri te Dako pa asnjë problem. Po Dako mundet që për 3 vjet kalon periudhën e parashkrimit të veprave penale dhe prej veprave që lidhen me korrupsionin dhe atë nuk e gjen më asgjë.

Sonila Meço: Pra, ky është modeli i drejtësisë së re...

Image

Sami Neza: Po, e tha Aveniri pak më përpara, drejtësia e re është propozuar në mënyrë të tillë. Ai përmendi një fakt për të na e bërë më të qartë se si është propozuar, që është propozuar nga disa deputetë të cilët nuk janë më sot sepse kanë dalë, janë prekur nga dekriminalizimi, por është bërë në mënyrë të tillë që të kontrollohet. Të kontrollohet reforma, të kontrollohen veprimet e institucioneve të reformës për drejtësi, të institucioneve kryesore të drejtësisë.

Po si do të kontrollohen?! Përmes disa kritereve që kanë vendosur ata për përfshirjen në reformën për drejtësi, siç është kriteri i moshës. P.sh. vendosën kriterin e 15 viteve të qenies së tyre në sistemin e drejtësisë, çfarë do të thotë se asnjë gjykatës që ka mbaruar magjistraturën pas vitit 2007 nuk mund të përfshihet në reformën për drejtësi. Kjo ishte zgjedhur kastile në segmentin kur fillon dhe mbaron magjistratura në 2005-2013, kur ka pasur qeverinë Partia Demokratike, duke menduar gjithmonë se mund të ketë përfshirje ose ndikim te lista e magjistratëve.

Ose prokurorët... Ke dëgjuar ndonjëherë që prokurori i SPAK të fillojë një çështje kryesisht në Shqipëri?! Shqipëria është një vend i vogël, është një vend ku ne të gjithë e njohim njeri-tjetrin, është gjithmonë e më e vështirë që dikush të padisë dikë për një çështje që ka interes të madh publik, kështu që duhet patjetër që të ngjitet kjo edukata e prokurorëve për të nisur çështje kryesisht. Në qoftë se ata nuk nisin çështje kryesisht, do të thotë se dhjetëra çështje të mëdha, shumë më të mëdha se këto që ne po dëgjojmë, nuk kanë për t’u gjykuar./ar.sh/SYRI.NET

DEBATI I PLOTE NE VIDEON NE VAZHDIM:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli05/06/2023 20:15

Ke shume te drejte shiko pallatet tona qe ka jane rregjistru ne hipotek ne kohen kur kryerregjistrues ishte Dako nga ai ndertuesi Gashi ish deputeti i PS ku hyrjet 100 e kusur m2 jane rregjistru per 70 m2...

Shto koment

Denonco