Dumani ‘lan duart’ me inceneratorët/ Strazimiri: Në kohën e Berishës i mbushi shtretërit e burgjeve

Dumani ‘lan duart’ me inceneratorët/ Strazimiri: Në kohën e Berishës i mbushi shtretërit e burgjeve

12:03, 27/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një dëshmi në Kuvend një ditë më parë, ‘lau duart’ nga çështja e inceneratorëve, duke thënë se është e vështirë të provohen si vepra penale.

Ndërkohë, anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri ironizoi me këtë deklaratë, duke thënë se Dumani në kohën e Berishës, i provonte rastet e korrupsionit me ritëm industrial.

POSTIMI I PLOTË

Në fakt, e vështirë është, të mos e provosh dot...

Në fakt është e vështirë të mos e provosh dot që:

* në të njëjtën dosje penale të inceneratorëve, firmat e Alqi Blakos dhe Lefter Kokës janë fajtore, ndërsa të Erjon Veliajt dhe Armando Subashit, jo...?!

* që Arben Ahmetaj si zv/kryeministër nuk ka patur mundësi të mbledhë "me kokë të vet", Këshillin e Ministrave dhe të prodhojë 17 VKM brenda 48 orëve...?!

Në kohë të Sali Berishës, po ky ishte drejtues i "Task Force" kundër krimit ekonomik dhe i provonte me një ritëm industrial rastet e korrupsionit, aq sa burgu nuk kishte më shtretër...

Në kohën e Sali Berishës, pa SPAK, e kishte rrogën disafish më të vogël, dhe kushtet e punës krejt modeste krahasimisht me sot, dhe asnjë ambasador nuk i rrinte në zyrë "për përkrahje dhe solidarizim"...

Por ende sot, nuk ka kapur dot statistikat e 1 viti pune në luftë kundër korrupsionit, me Sali Berishën kryeministër...

Ajo që ka ndryshuar, që i mungon, që ia vështirëson punën deri në pamundësi, është kryeministri që thotë "zero tolerancë ndaj korrupsionit", dhe e bën!!!

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco