Me ndihmën e Forcave Speciale, kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi hyn në komunë

Me ndihmën e Forcave Speciale, kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi hyn në komunë

17:10, 26/05/2023
A+ Aa A-

Dera e komunës së Leposaviqit është hapur, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Sipas raportimit të gazetares së Tëvë 1, Fetije Kamberi, kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi është futur brenda në ndërtesë.

Ai ka bërë betimin si kryetar i ri i komunës së Leposaviqit.

Njësia Speciale e Kosovës ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve lokal të cilët janë barrikaduar para objektit të komunës, e të cilët nuk kishin dëgjuar ultimatumin për t’u larguar.

Forcat policore kanë filluar ta largojnë edhe një kamion i cili ishte vendosur aty si barrikadë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco