SYRI TV/ Rinia shqiptare më e papuna në Europë, Eurostat dhe INSTAT publikojnë raportin

14:30, 26/05/2023
A+ Aa A-

Punësimi i të rinjve shqiptarë mbetet në shifra të larta, duke bërë që ata të largohen masivisht. Të dhënat e fundit të INSTAT dhe EUROSTAT tregojnë se në krahasim me vendet e tjera të rajonit, papunësia në Shqipëri, shënon treguesit më negativë, gati 3 herë më të lartë. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në vendin tonë, është mbi 20%, ku për periudhën tetor -dhjetor 2022 u shënua rritje me 5,1 %. 

Nga SYRI TV

Të rinjtë shqiptarë zënë vendin më të lartë të të papunëve në Europë. Sipas të dhënave të INSTAT dhe Eurostat, teksa rinia shqiptare po largohet masivisht, edhe ata që janë të punësuar në vend, shënojnë shifra tepër të ulëta krahasur me vendet e rajonit. Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21,5% në 3-mujorin e fundit 2022. Në krahasim me mesataren europiane prej 6.3% (të raportuar nga Eurostat), shkalla e papunësisë tek të rinjtë shqiptarë është mëse tre herë më e lartë.

Edhe në raport me shtetet e tjera të rajonit, treguesi është shumë më negativ.

PAPUNËSIA TEK GRUPMOSHA 15-29 VJEÇ

Shqipëri                  mbi 20%

Serbi                                8.6%

Maqedoni e Veriut         13.8%

Shqipëria është e vetmja në Europë që e ka ende shkallën e papunësisë tek të rinjtë mbi 20%, ku për periudhën tetor-dhjetor 2022 u shënua rritje me 5,1 %  

TË PAPUNË TETOR-DHJETOR 2022

75,050 persona të moshës 15-29 vjeç

Të dhënat e INSTAT tregojnë se sipas nivelit arsimor, papunësia te grupmosha 15-29 vjeç, është më e lartë për ata me arsim të mesëm (25.3) dhe më pak për arsimin 8/9 vjeçar (18.9%) dhe atë të lartë (18.7%). Sipas gjinisë, papunësia është më e lartë tek meshkujt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco