Kosovë, të shtëna armësh para komunës në Zveçan dhe thirrje 'ubij, ubij'

Kosovë, të shtëna armësh para komunës në Zveçan dhe thirrje 'ubij, ubij'

14:17, 26/05/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës është përpjekur të ruajë rendin e qetësinë para ndërtesës së Komunës së Zveçanit ku janë mbledhur qytetarë serbë. Nga pamjet që janë transmetuar live nga qytetarët shihet se është hedhur gaz lotsjellës si dhe dëgjohen krisma armësh.

Policia ka njoftuar se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale. Pas të shtënave para komunës së Zveçanit, serbët e tubuar janë dëgjuar duke thirrur “ubij”, që në shqip do të thotë “vrite”. 

Digjen disa vetura të Policisë në Zveçan

Të shtëna armësh janë dëgjuar në Zveçan, ndërsa janë djegur vetura të Policisë.

Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur para objektit të Komunës së Zveçanit.

Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka njoftuar se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale, njofton KosovaPress

Image

12:19 - Lëshohet alarmi në veri

Sirena të alarmit janë lëshuar në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas burimeve të KOHËS qytetarë serbë janë mbledhur para ndërtesave komunale në Zubin-Potok, Leposaviq e Zveçan, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesa.

Kryetari i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljanin, ka thënë se sirenat e alarmit “janë lëshuar nga strukturat paralele”, ndërsa si shkak për to ka thënë se “mund të jetë mitingu që do ta mbajë Aleksandër Vuçiqi në Serbi”.

Ugljanin i tha KOHËS se në komunat tjera, Zubin-Potok, Zveçan e Leposaviq, janë tubuar njerëz.

Ndërkohë, në Leposaviq janë vendosur dy kamionë para Komunës.

KOHA ka provuar disa herë të kontaktojë zyrtarë nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës por ata nuk janë përgjigjur.

Kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut - që të gjithë shqiptarë - bënë betimin më 25 maj, duke marrë kështu pushtetin lokal në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në Mitrovicë të Veriut ekziston një ndërtesë komunale që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Kryetari i ri, Erden Atiq, u betua atje më 19 maj. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco