Majko ‘kryqëzon’ Dumanin: Pse nuk pi kafe me kolegët? Rregullo marrëdhëniet

Majko ‘kryqëzon’ Dumanin: Pse nuk pi kafe me kolegët? Rregullo marrëdhëniet

13:39, 26/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PS-së Pandeli Majko ka ‘kryqëzuar’ sot Altin Dumanin në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme në vitin 2022, teksa i ka kërkuar kreut të SPAK llogari për marrëdhëniet e tij me kolegët.

Në vend që ti kërkojë llogari Dumanit se përse nuk është hetuar inceneratori i Tiranës me vlerë 430 milionë euro apo aferat e tjera të zyrtarëve të lartë të shtetit të denoncuara në media me fakte, Majko ka hall se përse kreu i SPAK nuk pi kafe me kolegët.

Majko: Konstatohet nga mediat një marrëdhënie jo e shëndetëshsme midis drejtuesve të SPAK dhe të BKH-së. Ne do të donim të dinim pse kjo situatë? Është e vërtetë? Nuk na intereson nëse pini kafe me njëri-tjetrin. Por çfarë ka ndodhur? Është keqkuptim apo përplasje në drejtim të zbatimit të ligjit?

Dumani: Mirëpres çdo problematikë apo kritikë. U thanë nga ju për vlerësimin e prokurorëve, ato i bën KLP! Sa i takon vlerësimit të hetuesve të BKH, ka një raport të drejtuesit të BKH që e ka dorëzuar, ne kemi bërë një diskutim. Ne kemi harmonizuar çdo qëndrim tonin edhe me ndërkombëtarët që monitorojnë veprimtarinë e BKH. 

Sa i përket marrëdhënies me BKH, ju garantoj se janë shumë të mira. Hetuesit janë funksionalë. Sot që flasim, në shumicë absolute hetuesit e BKH mbulojnë hetimet kryesore. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ndërvepruese. Të gjithë kolegët kanë çështje në hetim dhe me kënaqësi mund të them se ka një rritje në angazhim dhe profesionale të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco