Berisha: Zarfi është simboli i zi i blerjes së zgjedhjeve! Nuk ka ndodhur kurrë në histori kjo batërdi zgjedhore

Berisha: Zarfi është simboli i zi i blerjes së zgjedhjeve! Nuk ka ndodhur kurrë në histori kjo batërdi zgjedhore

12:51, 26/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se zarfi ishte simboli i blerjes së zgjedhjeve.

“Në raport me votën, të garantoj se dhunimi i votës ka qenë disa kate më i madh në këto zgjedhje se kurrë më parë.

Në vitin 2001 është shumë e vërtetë që policia ka pasur ndërhyrje më brutale, në vitin 2023, policia ka pasur ndërhyrje, por më të maskuara. I kemi shfaqur ne ato, se policia vepron haptas dhe fshehur.

Por nëse deri sot, kur tjetrit kërkohet t’i merret jeta me tritol, kryetarit të PD, dhe asnjë njeri nuk është i penalizuar, kur eksponentit të PD i dalin me revole për ta vrarë me të birin dhe Edi Rama mohon një gjë të tillë, kur tjetrit i thuhen nofkat apo u çahet koka dhe policia nuk merr asnjë masë ndaj tyre.

Kur të tjerët goditen në krye të detyrës në Laç, nga vëllai i ish-deputetit socialist, dhe policia e lë të lirë, kur qendra e votimit mbushet me kriminelë dhe policia nuk ndërhyn, këto janë besoj krime të policisë. 

Por duhet të jem realist, nuk janë krime kryesore. Këto zgjedhje si kurrë më parë dërgua zarfi. Zarfi është ikona, simboli zi i blerjes së këtyre zgjedhjeve.

Një qeveri nuk ka asnjë vështirësi për të blerë zgjedhjet, duke mos përdorur paratë e pista, por paratë e buxhetit të shtetit. 683 mijë pensionistë morën bonusin zarf, nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk mund të ndodhë kurrë. Këto zgjedhje janë shumë më keq se në vitin 2001. Janë rritur rrogat në mes të fushatës elektorale.

Prandaj nuk duhet të krahasojmë të pakrahasueshmen. Të tjerat janë duke ardhur. Këto janë aspekte. Por këto aspekte i bëjnë këto zgjedhje të pashembullta,” tha Berisha.

Sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në histori kjo batërdi zgjedhore. 

“Në vitin 2005, deri në vitin 2013, janë zhvilluar zgjedhje në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Duhet ta pranojmë, paraardhësi im dorëzoi pushtetin, pranoi rotacionin, dorëzoi partinë.

Erdhën zgjedhjet e vitit 2007. Edi Rama u ngrit me forcën më të madhe, nuk marr pjesë në zgjedhje për shkak të certifikatave për të cilat i lëshonin bashkitë socialiste. Certifikatat kishin të njëjtat garanci si monedhat.

U bë një pamflet dhe më pas u bënë zgjedhjet. Zgjedhjet kishin 100 anomali, por ai raport ka një frazë, të cilën unë e quaj fraza e artë. Megjithëse zgjedhjet u bënë për fërtele, thotë se qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve.

Vijnë zgjedhjet e vitit 2009, është e shkruar e zezë mbi të bardhë nga Audrey Glover, se këto zgjedhje përmbushën standardet kryesore të OSBE/ODIHR, që në krye. Vijnë zgjedhjet e vitit 2013. Ish-kryeministri humbi zgjedhjet, dorëzoi në mënyrën më të rregullt pushtetin. Nuk ke asnjë fakt se u blenë vota apo u shitën vota.

Tani, fillon procesi nga viti 2015 gjer më sot. Procesi zgjedhor nga viti 2015 gjer më sot, krijoi një industri gjigante të blerjes së votës, e cila këtë vit shpërtheu me blerjen zyrtare publike të saj.

U bë edhe në vitin 2021 me paratë për tërmetin, por kishte një pseudomotiv. Kurse zarfi në mes të fushatës për 683 mijë qytetarë votues, nuk ka ndodhur kurrë.

Vijmë prapë tek qeveria. Rritja rrogash në fushatë elektorale nuk ka ndodhur kurrë, sepse e ndalon Karta e Kopenhagenit, Kodi i Venecias, e ndalon Kodi Zgjedhor. Por ai u shpall kinezëri. Nuk ka ndodhur kurrë që kryeministri të bëjë fushatë dhe të thotë, po votuat ata, nuk keni para.

Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në të gjithë këtë batërdi zgjedhore që të pushtohen nga administrata qendrat e votimit dhe të shkelet ligji me qindra e mijëra herë. Këto janë krime monstruoze elektorale!” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco