Qeveria dyfishon rrogat e veta, Muço: Dhe futbollistët e serisë A në Europë, nuk janë në këto nivele

12:47, 25/05/2023
A+ Aa A-

Klodian Muço, ekspert ekonomie, komentoi në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, ndryshimet e miratuara, që e çojnë pagën e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit në rreth 393 mijë lekë, e ministrit në 318 mijë lekë, ndërsa e deputetit në 310 mijë lekë.

Në vendet e tjera ndodh që deputetët kur duan të rrisin rrogat, nuk e bëjnë sot për nesër por vendosin rrogën e yre sot për mandatin e 4 viteve sepse ata nuk duhet të jenë në konflikt interesi.

Në Kuvendin e Shqipërisë kalojnë diku te 10 ligje në muaj, dhe nëse do llogarisim janë diku te 3 milionë lëkë të vjetra i bie 300 mijë lekë kartoni. 

Shehaj e kundërshtoi këtë hipokrizi, dhe vazhdoj t'i mëshojë atij faktit se 10 kartona në muaj një karton është 3 sekonda dhe futbollistët e serisë A, të kampionateve më të mira të Europës nuk janë në këto nivele për të ardhurat për sekondë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco