Gjokutaj: Raporti i Freedom House tregon gjendjen reale të drejtësisë së re në Shqipëri

18:29, 24/05/2023
A+ Aa A-

Raporti i Freedom House solli he një herë në vëmendje të gjitha mangësitë dhe problemet që po has gjyqësori në vendin tonë, dhe i ftuar për të diskutuar këtë raport në emisionin Task Force në Syri TV ishte avokati dhe analisti Genc Gjokutaj.

Gjokutaj ka theksuar se ky raport i ka bërë një skaner të gjithë gjendjes skandalze ku ndodhet drejtësia e re e cila po shkel procedurat në mënyrë flagrante që kategorikisht nuk lejohen në një shtet demokratik.

"Unë shikoj një lloj avokatia që i baht gjendjes në Shqipëri, ajo skaner që ka bërë Freedom House nuk flitet për një shtet hibrid por ka shkarë drejtë autokracisë.

Unë nuk çuditem me këtë që po dëgjoj dhe kemi që prej vitesh që po denoncojmë problemet në drejtësi që nga vonesa e vetingut deri te reforma e re e gjykatave. Ne e dimë kur shtyhen gjyqet shkaqet, sot shkelja e afateve proçeduriale është kthyer në normë dhe justifikohen sepse nuk kemi gjyqtar.

Këto janë konstatimet e vjetshme të cilat Freedom House i konstaton, tani ne kemi përfaqësuesin e SHBA çdo tre muaj frekuenton dhe monitoron SPAK, aty shkelen të drejtat themelore të njeriu dhe nuk merren shërbimet bazë dhe 80% e proceseve nuk janë të rregullta, kjo nuk është drejtësi e re por është totalisht e kapur.

Është kjo reformë në drejtësi që solli Gjykatën e Apelit ku nuk regjistron partinë më të madhe politike në vend e cila pastaj degradon në një krim zgjedhor, krahët politik kur kuptojnë se kanë një gjykatë efiçente dhe tentativa e tyre politike bie ndesh me ligjin, por kjo ardhje ndesh me ligjin artikulohet në sallën e gjyqit nga një gjyqtar të thotë ndalu beg se ka hendek.

Ky raport është shumë pozitiv në drejtim të terapisë që shteti dhe qeveria duhet të bëjë, ne jemi të shqetësuar dhe kjo nuk vjen nga shkaqet objektiva si lufta në Ukrainë por është si pasojë e papastërtisë së figurave të cilat kanë kapur pushtetin."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco