SYRI TV/ Shkolla 'Ali Laçej' në Shkodër me terren të ri sportiv, në përurim kreu i bashkisë Bardh Spahia

14:28, 24/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka inauguruar ambientet e reja sportive të shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej” duke kërkuar që investimet në institucionet arsimore mos të ndalen. Ndërkohë nga ana tjetër ka falenderuar edhe fondacionin e modeles Angela Martini, e cila ka kontribuar ne realizimin e terrenit sporti modern.

Nga SYRI TV

Tashmë shkolla 9-vjeçare “Ali Laçej”  ka një terren të  ri sportiv që do të jetë në funksion të nxënësve për zhvillimin e orëve të edukimit fizik, por edhe për komunitetin e zonës. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, e ka vlerësuar këtë dhuratë nga fondacionit i modeles Angela Martini dhe ka kërkuar që këto investime të vijojnë.

Fondacioni i modeles shkodrane por me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angela Martini, ka zgjedhur lagjen ku ka jetuar për të dhënë një shembull tejet pozitiv duke i rikthyer shkollës dhe banorëve, kompleksin sportiv shumëdimensional dhe tejet moderne me sistem ndriçimi për zhvillimin e lojërave edhe në orët e mbrëmjes.

Gazetar: F. Maka

Pamje: Syri TV

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco