VIDEO/ Berisha: Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari dhe Belinda

VIDEO/ Berisha: Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari dhe Belinda

13:55, 24/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka hedhur akuza ndaj Pëllumb Salillarit dhe oligarkëve të tjerë, si pjesëtarë të krimit elektoral.

Sipas Berishës, bashkë me Ballukun, kanë paguar dhe ushtruar presion ndaj votuesve në Kuçovë dhe Bulqizë. Në Qarkun e Dibrës, Belinda Balluku drejtoi fushatën e PS dhe ndaj saj ka akuza të forta për deformimin e vullnetit të zgjedhësve në 14 Maj. 

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari.

Salillari është kapur në flagrancë nga kandidati duke blerë vota.

Belinda Balluku ka terrorizuar zonën. Në takimet e saj, delinkuentët ishin më të shpeshtit.

Ajo ndante qendër votimi me biznes. Në Klos, demokratët e kapën tjetrin që ndante paratë, policia e fshihte kriminelin elektoral.

Këto janë vetëm disa nga aspektet.

Në Librazhd, ndihmat ushqimore ndaheshin haptas në supermarkete nga ish-shoferi i Ballës dhe zyrtarë të tjerë.

Bandat u hodhën në një sulm të egër kundër votës së qytetarëve shqiptarë, të gjitha nën regjimin e Edi Ramës.

Ndaj ky komision, ka një detyrë shumë të rëndësishme. Ne do bëjmë gjithçka për t’i treguar shqiptarëve dhe botës të vërtetën e kësaj farse zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco