‘S’është arrestim, por pengmarrje’, Dule: Për Belerin s’ka asnjë fakt kompromentues

‘S’është arrestim, por pengmarrje’, Dule: Për Belerin s’ka asnjë fakt kompromentues

08:39, 23/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule e quan arrestimin e Fredi Belerit një pengmarrje dhe dënim politik.

I ftuar në “Now” ai tha se për Fredi Belerin në asnjë nga përgjimet e bëra nuk ka fakte kompromentuese.

“Ne nuk kemi arrest por pengmarrje. Zoti Beleri dhe Pandeli Kokaveshi janë të dënuar politik. Këta vendosën karrocën jo para kuajve po pa pasur kuajve fare. U morr vendimi Beleri duhet arrestuar, ky ishte urdhri politik, ju gjeni metodën”,tha Dule duke shtuar më tej se për këtë çështje ai di disa fakte trodnitëse.

“Po ju them një fakt tronditës, para se të niste procedura me të infiltruarin ne kemi një debat në nivele shumë të larta të policisë së shtetit në rast se mund ta argumentonin arrestimin me akuzën për thirrje antikushtetuese.

Ky variant u rrëzua. Do provohet vërtetësia e tyre. Në aspektin e provave, nuk ka asnjë element komprometues që ky të quhet arrestim në flagrancë. Për zotin Beleri nuk ka asnjë fakt as në përgjimin disa ditor telefonik dhe ambiental sepse po të kishim ishte plot një kontingjent prej 15 policësh në shërbim të kësaj çështje. Zoti Beleri u arrestua në momentinqë ishte me avokatin e tij dhe me kushëririn e tij”,-tha Vangjel Dule.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco