Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

'Deputetë hileqarë në fushatë', Murrizi: Gaz Bardhi në Elbasan thoshte mos e votoni Luçianon

22:12, 22/05/2023
A+ Aa A-

Myslim Murrizi deklaron se deputetë të Partisë Demokratike të vulës punuan kundër kandidatëve të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" në 14 Maj. 

"Çim Peka Live", Murrizi tha se Gazment Bardhi shkoi të mbështesë kandidatin Zef Hila në Vau i Dejës me idenë që bashkia do të fitohej dhe të merrte meritat. 

Por nga ana tjetër, Murrizi tha se në zonën e tij zgjedhore, në Elbasan, Bardhi kërkonte që të mos votohej Luçiano Boçi. 

Sipas tij, një gjë të tillë e kanë bërë edhe deputetë të tjerë të vulës. 

"Pashë disa deputetë hileqarë në fushatë. Shkoi dhe mbështeste Zef Hilën në Vau i Dejës me idenë që do të fitonte Zefi dhe të ishte kontribues. Te Luçiano Boçi ku është deputet, shkonte dhe u thoshte mos votoni Luçianon, votoni për këshillin. Të njtëjtin fenomen e pashë me shumë deputetë të tjerë. Kjo që është shumicë duhet ta ndajë mendjen, le të presë 2 javë vendimin e Gjykatës së Lartë se çfarë do të bëhet dhe për mua s'duhet të ngelet peng...5 herë e ka ndryshuar Berlusconi emrin e partisë. Ta bëjë "PD e Rithemeluar". Për mua, deri kur të shkojë në rivotim te anëtarësia Sali Berisha është lider i opozitës sepse është zgjedhur nga një anëtar një votë. Duhet të rishikojë aleancën. Personalisht kam qenë kundër koalicionit me LSI", tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco