Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

VIDEO/ Murrizi-Ervin Bushatit: Rama të ka zëvendësuar me dadon e Zahos

21:11, 22/05/2023
A+ Aa A-

Myslim Murrizi dhe Ervin Bushati debatuan në "Çim Peka Live" për masakrën elektorale të 14 Majit. 

Ish-deputeti demokrat komentoi videon ku shfaqej një grua e moshuar duke marrë të gatshme fletët e votimit nga komisioni dhe i hedh ato në kutitë respektive, të kryetarit dhe këshillit bashkiak, pa kaluar nga dhoma e fshehtë e votimit. 

Për ish-kryetarin e PS në Tiranë, Ervin Bushati pamje të tilla nuk tregojnë gjë dhe as përbëjnë fakt për manipulimin. 

Por Murrizi replikoi duke iu drejtuar Bushatit se Rama e ka zëvendësuar me kujdestaren e djalit të tij, Zahos. 

Debati

Myslim Murrizi: Ajo zonja është a nuk është në pension. Ajo ose po demonstron si votohet se ka parë kamerat... Çfarë tregon kjo? Që komisionerët e atyre të vulës që u dhatë roje garde, 2 mln euro nga Celibashi. 

Ervin Bushati: Kush i zgjodhi? 

Myslim Murrizi: Debatoj për ty për pushtetin por nuk ndjehem mirë se të ka hequr Rama dhe të ka zëvendësuar me dadon e Zahos. 

Ervin Bushati: Nuk më hoqi mua. 

Myslim Murrizi: Pas operacionit të ka zëvendësuar me dadon e Zahos, atë që shtyn karrocën e Zahos. Mbesa e Pandit (Carapulit). Dado e Zahos është drejtoreshë e përgjithshme e AKU, Jeta Dedaj, ka mbajtur karrocën e Zahos në Durrës 4 vjet. Po ia them me humor se e di ky. E zëvendësoi me mbesën e Carapulit që ka ndërtuar vilën e Ramës blind në Surrel. E shkarkuan natën, kur ishte operuar, si Zhukovi, pa ditur gjë ky, me mesazh.    

Ervin Bushati: Çfarë lidhje ka kjo tani?

Myslim Murrizi: Se sa socialist je ti dhe ça beteje ke bërë ti, e di mirë unë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco