SYRI TV/ Rama vijon retorikën në Mat, falenderon ata që nuk votuan: Jeni pjesë e fitores së PS!

20:44, 22/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vijoi turin e falenderimeve në një takim me qytetarë të Matit dhe Klosit, duke falenderuar sidomos qytetarët që dëgjuan thirrjen etij dhe nuk dolën në votime më 14 maj. Rama sulmoi edhe opozitën lokale në këtë zonë ndërsa nuk bëri premtime për investime konkrete. 

SYRI TV

Si i vetmi kryeministër që u kërkonte qytetarëve të tij për të mos ushtruar të drejtën për të votuar, Edi Rama, vijoi me të njëjtën retorikë, edhe pas zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë turit falenderues në Mat dhe Klos, kryeministri falenderoi qytetarët që nuk dolën në votime, duke i cilësuar si pjesë të rëndësishme të fitores së PS. 

"Siç ka ndodhur në Bulqizë ku ishte bërë zakon të besohej dhe të mendohej se ishte një vend "trimash", "muskujsh", një vend burrash që tregonin bëmat e tyre nëpër klube, legjenda e të cilëve i pararendte përpara dhe këngët do iu vinin nga mbrapa, fitoi një grua. Fitoi një grua që i mori të gjithë burrat përpara", tha Rama.  

Rama vijoi sulmet edhe ndaj përfaqësuesve të opozitës lokale në këtë zonë.  

"Dhe ishte shumë domethënëse që edhe Klosin e Bedrive legjendarë e fitoi një grua", vijoi ai. 
 
Rama premoi se mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit, do ta kthejë në investime por pa bërë premtime konkrete për banorët e Matit dhe Klosit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco