Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

‘Nëse votoni, mos hajdeni në punë’/ Çollaku: Qytetarët u kërcënuan, Rama derdhi lekët me kile!

18:55, 22/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon tregon se arsyeja pse qytetarët nuk dolën të votonin në 14 Maj, ishin kërcënimi i vendeve të punës.

Ai shprehet se qeveria i bleu qytetarët me lekë, madje të derdhura në kilogramë dhe jo duke i numëruar. 

“Ka pasur njerëz përse nuk kanë dalë në Tiranë që të shkojnë të votojnë. Disa prej tyre i kanë thënë që nëse ti shfaqesh në qendrën e votimit të afërmit e t'u nesër mos të vijnë më në punë. Kanë futur sherre nëpër shtëpia. Disa të tjerë me mjete të shëndetshme financiare, se këta nuk i kanë numëruar paratë, i kanë peshuar. Kanë thënë ‘jepi 500 gram këtij, 1 kilogram atij, dy kilogram atij tjetrit’ më keq se peshku dhe frutat. Të tjerëve u ka çuar paratë dhe u kanë thënë mos dilni nga shtëpia dhe targeti, adresa e tyre për të blerë kanë qenë të djathtët.

Të majtët i kanë dhunuar me arsye pune dhe histori të tjera antidemokratike që ata përdorin. Pra, kjo mosdalje nuk është e vullnetshme  sepse kanë ardhur mijëra njerëz nga jashtë. Pse dolën ata? Njerëzit që nuk i shantazhin dot nuk ke ku t'i kapësh nuk e shkarkon dot nga puna në Itali, në Gjermani, në Amerikë. Më erdhën mua miq nga Amerika për të votuar. Kanë harxhuar mijëra dollarë e zero përfitim për të votuar të keqen që na ka zënë ne jo ata”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco