Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Basir Çollaku: Bledian Koka mundi Veliajn në Gjykatë, kemi një kryebashkiak të pandehur!

18:42, 22/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku komentoi në "Task Force" me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, tërheqjen e Erion Veliajt nga padia ndaj Bledian Kokës. 

Çollaku tha se Koka e mundi Veliajn në Gjykatë, ndërsa shtoi se me lëvizja e kryebashkiakut është tregues se ai ka pranuar përfshirjen në skandalin e inceneratorëve. 

Sipas tij, Erion Veliaj është tashmë një kryebashkiak i zgjedhur i pandehur. 

"Kolegu Bledian Koka e mundur Veliajn në Gjykatë, por njëkohësisht ka provuar vërtetësinë e punës në atë intervistë dhe njëkohësisht Veliaj ka pranuar përfshirjen në këtë histori. Pafajësia e pretenduar e Veliajt do kishte bërë që Gjykatë të kërkonte të provonte pretendimet e tij që gjoja janë shpifje, do thërriste ortakët italianë, një pjesë e tyre mafiozë, Erion Veliaj do ishte i pandehur i kësaj çështje. Tërheqja, pushimi i çështjes, mosparaqitja e Veliajt në gjyq do të bënte që kjo çështje të shkonte aty ku po kërkohet prej vitesh të mbërrihet, por për mungesë pavarësie nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Ky njeri është i pandehuri i munguar i dosjes së madhe të inceneratorëve. E provoi me mospraninë në gjyq dhe me tërheqjen e kontrolluar. Ne kemi një kryetar bashkie të zgjedhur të pandehur, por kjo është një tregues tjetër për drejtësinë që ka qenë e pafuqishme ndaj njerëzve me pushtet për t'i marrë të pandehur dhe për t'i gjykuar. Akuzat janë publike", u shpreh Çollaku.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco