Lajmi i fundit

LIVE/ Vula e PD i takon Sali Berishës

SYRI TV/ Berisha: Një komision po punon për të denoncuar krimin monstruoz elektoral

15:38, 22/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi këtë fillim javë se për masakrën elektorale të 14 majit, janë siguruar prova  që faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme ndërhyrjet antiligjore të Edi Ramës, të cilat kanë sjellë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Berisha deklaroi se provat faktojnë se në Shkodër dhe qytete të tjera të vendit me urdhër të Ramës u bashkuan bandat me armiqësinë më të egër ndaj njëra-tjetrës, duke ushtruar terror ndaj votuesve.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se për farsën elektorale të 14 majit  janë siguruar fakte të cilat tregojnë ndërhyrjet antiligjore të Edi Ramës në zgjedhjet vendore. Nga selia blu, Berisha bëri me dije se me urdhër të Ramës bandat të cilët kanë përplasje me njëra tjetrën në Shkodër dhe qytete të tjera të vendit u bashkuan duke u ushtruar terror ndaj votuesëve.

Për këtë masakër elektorale, Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka ngritur një komision të posaçëm, i cili do të paraqesë parregullsit dhe shkeljet e bëra nga qeveria në këtë proces.

Sali Berisha denoncoi faktin se si në burgun e grave në Tiranë është votuar vetëm për Veliajn dhe e vetmja votë ndryshe ka qenë ajo e vëzhguesit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco