Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

 Çfarë do të vendosë GJKKO për Bejlerin? Ish-drejtuesi i policisë parashikon vendimin

Çfarë do të vendosë GJKKO për Bejlerin? Ish-drejtuesi i policisë parashikon vendimin

22:32, 20/05/2023
A+ Aa A-

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Berçani komenton arrestimin e Fredi Belerit, dy ditë përpara zgjedhjeve.

Berçani tha në 'Review' se të hënën Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do ta lirojë Belerin, pasi në gjykimin e tij veprimet e policisë nuk janë në kuadrin e provës.

Breçani nënvizoi se provat mund të jenë të mjaftueshme për bashkëpunëtorët e Fredi Belerit, por jo për të.

"Mua veprimet e policisë nuk më duken që janë në kuadrin e provës për Fredi Belerin. Unë e mendoj se Fredi Beleri do të shkojë në shtëpi. Pavarësisht se në bazë të informacioneve që ka dërguara në rrugë të ligjshme gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm përgjimin, unë mendoj se nuk ka prova të mjaftueshme për Fredin, por më shumë për bashkëpunëtorët e tij”, tha Breçani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco