Gashi: Opinioni ndërkombëtar u ktheu shpinën zgjedhjeve, po i trajton si legjtime

Gashi: Opinioni ndërkombëtar u ktheu shpinën zgjedhjeve, po i trajton si legjtime

12:17, 19/05/2023
A+ Aa A-

Koalicioni opozitar ''Bashkë Fitojmë'' i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i kërkon pamjet filmike nga burgjet e Rrogozhinës dhe Belshit, të cilat sipas opozitës u bën faktor kyç për fitoren e kandidatëve socialistë në këto dy bashki, përmes presioneve dhe ndikimit politik, ku në rastin konkret ata po i trajtojnë zgjedhjet si legjitime.

Shpend Gashi, pedagog i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, komentoi dhe qëndrimin e ndërkombatërëve mbi zgjedhjet e 14 majit teksa u shpreh se ndërkombëtarët gjithmonë bashkëpunojnë me atë që është në pushtet dhe më i fuqiëshëm.

Ndërkombëtarët gjithmonë bashkëpunojnë me atë që është në pushtet dhe me atë që është më i fuqishmi, dhe për aq kohë sa këto zgjedhje janë trajtuar si legjitime nga një pjesë e madhe e opinionit ndërkombëtar por edhe vetë partisë në pushtet duke hedhur poshtë çfarëdo lloj akuze dhe duke relativizuar atëherë ndërkombëtarët dalin me kartën që ''ne nuk cënojmë sovranitetin e Shqipërisë'' dhe këto zgjedhje politike mbeten të diskutohen dhe mirëpranohen nga të dy palët.

Opozitën në raport me ndërkombëtarët e kemi parë dhe para zgjedhjeve, nuk është se do vazhdojë kursi sepse ky ishte një sulm i hapur ndaj Berishës , ishte ndaj Bërishës si person politik i cili ka ndikimin e vet tek ata 505 mijë njerëz. Berisha ju është kundërpërgjigjur ndërkombëtarevë se ''ju mund të thoni çfarë të doni për mua, që kam non grada, etj etj, por unë kam gjysmën e elektorati , paçka se ai lloj elektorati nuk përkthehet në përqindje në bazë të formulave zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco