Koka: Krahas masakrës elektorale duhen mbajtur edhe ca përgjegjësi, analizë në bastionet e PD

19:08, 18/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka shprehet se opozita duhet të bëjë analizë për rezultatin e 14 Majit. 

Ai tha në Task Force me gazetaren Sonila Meço se masakra elektorale ishte prezente në të gjithë vendin, por pavarësisht nga kjo demokratët duhet të analizojnë humbjen e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës, bastione të të djathtëve. 

Sipas tij, përgjegjësia është edhe e kandidatëve. 

"Duhet të mbajmë ca përgjegjësi. Përgjegjësi duhet të mbajmë në Shkodër. Kandidati në Shkodër duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në Shkodër. Kandidati në Kukës duhet të mbajë përgjegjësi. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kavajë. Ai i Kavajës, çdo qytet ka specifikat e veta, ka personazhet e vet që bëjnë ndryshimin, mund t'i ftosh edhe për një kafe në mes të Shkodrës, ata mund të kishin prodhuar një rezultat të ndryshëm, të ngushtë por fitues. Në zgjehjet lokale nuk ka rëndësi disbalanca e votave, fiton ai që ka 1 votë më tepër. Ndoshta duhet parë Kodi Zgjedhor që nëse ka 4 kandidatë, duhet të ketë balotazh. Po nuk u thanë të vërtetat ngelen aty dhe trashen e kur vjen përballesh me zgjedhjesh, nuk kupton më asgjë. Ato që janë bastione të PD, pavarësisht masakrës elektorale duhet të ketë një kontroll, një filtër për të nxjerrë përgjegjësitë pse u prodhua ky rezultat. Lezha meriton analizë çfarë ka ndodhur",  shpreh Koka. 

Ai theksoi se në Tiranë dhe Durrës kandidatët duhet të çlirohen nga përgjegjësitë për shkak se presioni dhe agresiviteti i pushtetit ka qenë mjaft i madh. 

"Unë personalisht, për shkak të specifikave, do përjashtoja rastin e Durrësit dhe Tiranës, janë shumë më të mëdha, është shumë i madh presioni, është shumë më e vështirë të fajësosh dikë. Çfarë mund t'i thuash Belind Këlliçit? Këlliçi doli me program dhe fitoi një njeri që s'ka asnjë program që është Erion Veliaj. I vetmi program që i kemi parë është për shkatërrimin, deformimin, asgjësimin e identitetit të Tiraës dhe cilësisë së jetës në këtë qytet. Dhe ky njeriu fiton dhe ky tjetri që u thotë qytetarëve do t'ju jap urbanin falas, ky nuk merr vota. Dje po shikoja dy autobusë të Tiranës, ishin palosur njerëzit, te urbani i Kinostudios, rrinin njerëzit palë. Është e çuditshme si nuk pati reagim për disa premtime", tha Koka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco