VIDEO/ Genc Burimi: Berisha të bashkojë PD-në, duhet tani të shikojë nga e ardhmja

18:38, 18/05/2023
A+ Aa A-

Analisti Genc Burimi, duke folur nga Parisi, është shprehur se kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk duhet të shikojë nga e shkuara. Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Burimi u shpreh se, Sali Berisha tani duhet të bashkojë PD-në dhe të shikojë nga e ardhmja.

‘Ai duhet tani të kthehet nga e ardhmja.

Nuk ka nevojë më që të binden shqiptarët se Rama është hilacak. Kur sot nxori Berisha argumentin e ri, se janë të paktën 180 mijë shqiptarë se u është ndërruar qendra e votimit, kushdo që dëshmon sot se nuk ka gjetur qendrën e tij të votimit, të bëjë një deklaratë me shkrim dhe të ja çojë OSBE.

Berisha duhet të shkojë tani me një fjalor drejt bashkimit të PD-së.

Kushti i parë është një bashkim i PD-së dhe ky është moment i volitshëm, dhe ky moment ka mbërritur që me vizitën e fundit të Escobar në Shqipëri, ku unë vura re se Escobar pa të zhgënjyer me PD-në e vulës, që e ndihmuar. Largimi i Alibeajt është sepse ata kanë zhgënjyer mikun e tyre amerikan.

Imagjinoni amerikanët që bënë gjithë këtë gurgule, shpallën non grata Berishën, e gjitha kjo për të arritur këtë rezultat, 4 %. Bashës dhe Alibeajt i dhanë gjithçka, partinë, vulën, pushtetin, paratë, i dhanë gjithçka, i dhanë dhe mbrojtjen amerikane, të cilët shkelën dhe parimet e tyre duke thënë mos votoni për Berishën.

Berisha sot ka karizmën, alkiminë, i duhet tani programi’, analizoi Genc Burimi në SYRI TV, situatën politike në Shqipëri, pas zgjedhjeve vendore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco