Bledian Koka: Pjesa e vulës s'ka vullnet për bashkim, duan të kapin ça të kapin nga ikja e Alibeajt

18:22, 18/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka shprehet se nuk ka vullnet nga PD-ja e vulës për bashkimin e me shumicën e demokratëve. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, Koka tha se pjesa e vulës ka për qëllim të kapë ça të mundet pas ikjes së Alibeajt. 

Ai shtoi gjithashtu se ka tendencë për të rikthyer Lulzim Bashën në krye të PD së vulës, ndërsa evidentoi se Enkelejd Alibeaj ende nuk e ka firmosur dorëheqjen.

"Nëse, mbas kësaj nuk do kishim një reflektim, do të ishte një handikap të madh. Opozita nuk mund të humbasë asnjë element. Unë shoh, te pjesa e PD së Gjykatës, më shumë se sa vullnet për t'u bashkuar, shoh vullnet të kapin ça të kapin nga ato postet nga ikja e Alibeajt, jo pritet rikthimi i Bashës, jo interpretojmë statutit. Dyshimet e mia janë se Alibeaj vërtetë ka dhënë dorëheqjen, por nuk ka firmosur. Dorëheqje ka vetëm kur firmoset. PD-ja e marrë peng, siç po rezulton, ka 3-4 grupime brenda vetes, as ata vetë nuk e dinë kush është çfarë dhe çfarë përfaqëson kush. Kurse përjashtimi që i bën Berisha Alibeajt dhe Bashës më shumë se është dëshirë e tij është imponim që vjen nga baza e partisë. PD ka absorbuar disa nga elementët që para 6 marsit ishin në 8 janar dhe që më pas vendosën të ktheheshin. Edhe ata, përfgshirë edhe zotin Salianji kaluan përmes një procesi konfirmimi. Salianji shkoi në Kavajë si i dërguar politik dhe rezultoi fitues. Pra, kjo e bën lehtësisht të absorbueshme dhe të pranueshëm rikthimin e Salianjit. Saimir Korreshi ishte me vulën por doli në krah të zotit Këlliçi si edhe në Lushnje. Zoti Sula u pa një ditë më parë të futej në selinë e PD. Ka të tjerë të cilët mirë që nuk dhanë asnjë kontribut gjatë fushatës, dalin si shpëtimmtarë, Kjo tregon arrogancë se nuk ke dhënë kontribut dhe del e jep mend si duhet të zgjidhet kriza në PD. Informacionet thonë se Basha do rikthehet nga data 20 si fitimtar, si njeri që mund ta rishpëtojë PD-në. Por kjo mbetet për t'u parë nga vendimi që do të marrë zoti Bardhi i cili tha që brenda javës do të mbledhë Këshillin Kombëtar nëse kanë ende anëtarë, për të zgjedhur strukturat e partisë", u shpreh Koka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco