Murati: PD duhet të bashkohet, shanset për të ardhur në pushtet rriten shumë

18:20, 18/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv ishte i ftuar gazetari dhe analisti, Erli Murati.

Murati është shprehur se nëse PD do të ishte e bashkuar sot shumë bashki do të ishin fituar dhe në vend do të kishim një tablo të re dhe një parti e gatshme për të ardhur në pushtet.

Gjatë fushatës elektorale kemi pasur raste të evidentojmë shumë problematika të procesit zgjedhor. Glover nuk ka aspër një marrëdhënie të lumtur me PD dhe Berishën por evidentojë në mënyrë shumë të saktë problematikat e zgjedhjeve.

Këto problematika duhet ët analizohen a kanë ndikuar në këto zgjedhje, edhe pse unë në fillim i dhashë një notë kaluese kur ky proçes u përmbyll.Janë humbur bastione të rëndësishme si Shkodra dhe Kamza, dhe që nga shtatori Berisha dhe të gjithë faktorët opozitar duhet të shtrihen ë rrethe dhe të reflektojnë e në fund të hapen dhe të bashkohen. Kriza në të cilën jeton sot PD ka nevojë përbashkim dhe reflektim.

Fytyra femërore mungoi në fushatën zgjedhore në krahun e opozitës, ka disa problematika që duhen rishikuar, kriza në PD është e trashëguar dhe nuk ndodhi muajin e fundit. Shumë njerëz dhe faktorë janë larguar nga opozita dhe tregon se ka një problem të madh pasi kur ikin figura të rëndësishme do të thotë se kemi një problem të madh.

Nëse Jorida Tabaku do të ishte në krahune   Këlliçit në Tiranë ai 5 vota më shumë do ti kishte marrë, po të ishte Grida në Durrës, Igli 5 veta më shumë do ë kishte marrë. Kemi disa bashki se nëse do të sihte PD bashkë do të ishin fitua dhe mund të kishim një tablo tjetër sot. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco