SYRI TV/ Berisha: Brava dhe Alibasha, të përjashtuar përfundimisht nga PD! Rama i shpërbleu me 220 mijë €

16:06, 18/05/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës  Sali Berisha denoncoi këtë të enjte  manipulimin  listave të zgjedhësve nga ana e zyrtarëve të lartë të mazhorancës socialiste. Bazuar në të dhënat nga lista e zgjedhësve, Berisha solli në vëmendje se 1.3 milionë qytetarëve iu ndryshua qëndra e votimit në ditën e fundit. I pyetur nga gazetarët për bashkimin e Partisë, Berisha u shpreh se përveç Lulzim Bashës deh Enkelejd Alibeajt që u përdorën nga Edi Rama, Partia Demokratike është e hapur për debate, negociata më të gjithë.

SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri me dije prova të tjera të cilat faktojnë farsën elektorale të 14 majit. Nga selia blu, Berisha akuzoi zyrtarët e lartë të mazhorancës socialiste se kanë përdorur mënyra mafioze për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e të dielës, duke I krahasuar ato me stilin e Putin.

Lideri i opozitës teksa e cilësoi një gënjeshtër të rëndë deklaratat se në këto zgjedhje kishte pjesmarrje të ulët, u shpreh se rreth 200 mijë qytetarët nuk u lejuan të votojnë për shkak të ndryshimit të qendrave të votimit.

Sa i takon situatës brenda kampit blu, Sali Berisha theksoi se Basha dhe Alibeaj janë të përjashtuar përfundimisht nga partia.

Berisha deklaroi se pavarsish akteve kriminale të Ramës në këto zgjedhje, 510 mijë shqiptarë treguan se opozita shqiptare është e pamposhtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco