SYRI TV/ 'Nafta falas', fermerët duar bosh pas 14 majit: Nuk ke plotësuar dokumentat

16:04, 18/05/2023
A+ Aa A-

Teksa qeveria nisi shpërndarjen e tollonave të naftës para zgjedhjeve për të marrë votën e fermerëve, shumë prej këtyre të fundit, pas 14 majit po kthehen duar bosh nga zyrat e bujqësisë. Në Lushnjë, shumë fermer ankohen se nuk kanë përfituar naftë, edhe pse një vit më parë kanë qenë përfitues. Fermerët ankohen gjithashtu se në krahasim me një vit më parë, këtë vit kanë marrë vetëm gjysmën e sasisë së karburantit.

SYRI TV

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve, Ministria e Bujqësisë nisi të shpërndajë naftën falas për fermerët, e cila dukshëm ishte për qëllime elektorale, pasi vetëm në Lushnjë u shpërndanë qindra karta për fermerët.

Por pak ditë pas zgjedhjeve, po në Lushnjë, dhjetra fermerë po kthehen duarbosh, pasi emrat e tyre nuk janë në listat e përfituesve të naftës, me justifikime të tilla se nuk kanë pasur në rregull dokumentacionin apo do t`i telefonojnë herë tjetër.

Por ky duket se nuk është i vetmi problem, pasi fermerët janë të zhgënjyer edhe me sasinë e naftës që kanë marrë këtë vit, pasi ajo është e përgjysmuar në krahasim me një vit më parë.

Fermerët pretendojnë se këtë vit duhe të merrnin më shumë naftë edhe për shkak se çmimi i karburantit këtë vit është shumë më i ulët se një vit më parë, por këtë sezon, duket se ka ndodhur e kundërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco