Vasili: Fronti i Trasparencës dhe anti Korrupsionit ballë përballë narkozgjedhjeve

Vasili: Fronti i Trasparencës dhe anti Korrupsionit ballë përballë narkozgjedhjeve

16:04, 18/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas tentativës nga narkoshteti për të përdorur disa pseudo opozitar që të spostohet vëmendja nga zgjedhjet.

Vasili është shprehur se një front i ri shumë i fuqishëm është hapur kundër Narkoregjimit ,Fronti i Transparencës dhe luftës kundër Korrupsionit te Bashkive, që ishte dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të regjimit.

Postimi:

Fronti i Trasparences dhe anti Korrupsionit balle perballe narkozgjedhjeve!

Perpjekjet e Narkoregjimit per te keqperdorur ca pseudoopozitare per te spostuar vemendjen nga masakra zgjedhore e 14 Majit, ne gjoja pergjegjesite e lidershipit te opozites, jane perpjekje te neveritshme dhe te pèshtira sepse ishin po keta pseudopozitare sherbetore e lakenj, qe ose bene cdo gje ose per ti sherbyer ne cdo forme narkoregjimit perpara dhe gjate fushates ose heshten ne menyre pasive dhe minuese per te pritur kete moment e gjoja per te kerkuar “llogari” me skenar e regji te narkoregjimit dhe vetem ne emer te tij.

Kapja e shtetit ne kete menyre thellesisht kriminale sic u tregua qarte edhe ne keto zgjedhje as nuk ndodhi ne nje dite dhe as ne 4 vite, duke i falur Narkoregjimit Parlamentin per dy vite apo gjithe Pushtetin Vendor per 4 vite.

Pavaresisht nga zhgenjimet e opozitareve te ndershem dhe qytetareve, qe e donin Ndryshimin e drejtimit te Bashkive me te rendesishme te vendit, me pjesemarrjen e tyre vendosur ne keto zgjedhje, ku Narkoregjimi beri cdo gje per te mos i regjistruar kandidatet e opozites,bene atë qe nga tani monizmi absolut ne pushtetin vendor mori fund nje here e pergjithmine.

Nje Front i ri shume i fuqishem eshte hapur kunder Narkoregjimit ,Fronti i Transparences dhe luftes kunder Korrupsionit te Bashkive, qe ishte dhe mbetet nje nga shtyllat kryesore te regjimit.

Ndaj tani te perqendrohemi shume fort ne organizimin e ketij Fronti, qe eshte shume jetik per qytetaret tane dhe per te zbuluar ku dhe si jane vjedhur dhe vidhen çdo dite qindra milion euro nga Bashkite moniste rilindase.

Mirenjohje pa fund per kandidatet per Kryetare Bashkie, te cilet bene nje fushate te shkelqyer, shume konkuruese,frymezuese dhe pozitive sidomos ne Durres,Elbasan,Tirane dhe shume bashki te tjera duke ngritur lart dimensionin e opozites se vertete qe perballet shume e vendosur dhe pa asnje kompromis me narkobashkite e rilindjes.

Te lexojme objektivisht dhe pa asnje kompleks edhe mangesite e organizimit te strukturave tona, qe duhet te kishin qene me te pergatitura per te perballuar “ofensiven”e diteve dhe netëve te fundit te mafias rilindase mbi votuesit e opozites.

Te mos harrojme asnje here qe regjimi ka shtuar vetem per interesa elektorale vetem administraten e bashkive ne gjithe vendin me mbi 20 mije punonjes duke qemtuar kudo me perparesi perkrahesit e opozites, regjimi ka hedhur mbi 800 milion euro te pista te hedhura qe ulen poshte edhe kursin e euros si dhe qindra milion euro te buxhetit te shtetit te hedhura ne tendera apo bonuse elektorale.

Fronti i trasparences dhe luftes kunder korrupsionit i tashme i ka keshilltaret pra luftetaret e vet ne cdo Bashki dhe nga sot "Gomaret rilindas" neper bashki nuk do te bejne dot mē asnje minute gjume te qete.

Vjedhja dhe plackitja e prones publike, prones private dhe e taksave te qytetareve do te behet publike ne Keshillat Bashkiake, ne sheshet publike ane e mbane vendit, qindra dosje vjedhjesh do ti çohen drejtesise dhe çdo shqiptar do te njohe me fakte hajdutet e narkoregjimit, qe i grabisin pa meshire çdo dite dhe çdo ore qytetaret e ketij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco