Zgjedhjet, Celibashi pret në takim kryetaren e Misionit të Vëzhguesve, Glover

Zgjedhjet, Celibashi pret në takim kryetaren e Misionit të Vëzhguesve, Glover

14:27, 18/05/2023
A+ Aa A-

KQZ njoftoi se Komisioneri Ilirjan Celibashi priti sot, drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE/ODIHR), Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilloi një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioneri Celibashi e falenderoi Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësoi gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve Vendore 14 Maj2023.

Në këtë takim, ai deklaroi se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar, përfundon njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco