SYRI TV/ Balla pranon autenticitetin e videos së Syri TV, e cilëson rastësor takimin me Bashën

14:24, 18/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pranuan autenticitetin e videos së publikuar nga Syri TV, që dëshmonte takimin e tij më Lulzim Bashën, megjithëse u justifikua duke e cilësuar takim rastësor.  Pas largimit të Alibeajt, të cilin e përzgjidhte si negociator, Balla deklaroi se  i takon opozitës të  zgjedhë drejtuesin e saj. 

Nga SYRI TV

Ndryshe nga Lulzim Basha që e cilësoi montazh, videon e publikuar nga Syri TV ku ai dhe Taulant Balla  takohen në banesën e njërit prej bashkëpunëtorëve të Bashës, Balla konfirmoi autenticitetin e videos, por gjeti edhe një justifikim.

Ndërsa deri dje cilësonte Enkelejd Alibeajn si të vetmin bashkëpunëtor nga opozita, pas tërheqjes së tij, kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se i takon opozitës të caktojë drejtuesin e vet.

Balla i cilësoi  zgjedhjet e 14 majit si zgjedhjet më të mira, pavarësisht problematikave të listuara në raportin e OSBE.ODIHR, ku faktohej presioni ndaj votuesve, blerja e votës dhe përdorimi i administratës publike.

Kreu i Grupit parlamentar socialist i bëri thirrje opozitës të mblidhen sa më parë për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco