Mehmeti: Ngjarja në Gramsh ishte e paralajmëruar, ministria ka përgjegjësi morale

17:57, 17/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV  me moderatoren Armela Ferkon ishte Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti.

Mehmeti është shprehur se kjo është një ngjarje e rëndë që ishte e paralajmëruar dhe ministria e arsimit duhet të kishte mbajtur një përgjegjësi morale.

"Unë nuk di se si ta ngushëllosh familjen, nuk di nëse këta që janë në institucione mos tu vjerë radha në shtëpi.

Unë prisja që gjysma e ministrisë të ishte në Gramsh, për respekt moral zv/ministri i arsimit duhet të jepte dorëheqjen, një vajzë është qëlluar në kokë dhe për fatin e saj ka shpëtuar dhe janë shprehur se ka ndodhur jashtë shkollës, e njëjta gjë ka ndodhur në Ksamil, Tiranë dhe Gramsh.

Drejtoresha e shkollës në Tiranë a mund të na tregojë se  cili ishte përfundimi i trajtimit psikosocial me ato vajzat që u rrahën në Tiranë. Në kohën time që ta menjanoje nja persona duhet ti thoje tre herë budalla ndërsa tani rrihen. Nxënësit në vendin e dijes në çantë nuk fusin librat por armët.

Ajo që ka ndodhur në Gramsh është më e dhimbshme sepse ato që janë zënë janë njerëz të afërt me njëri tjetrin sepse njihen të gjithë dhe më vjen çudi se si nuk janë futur qytetarët për t’i ndarë fëmijët. Këtu mora vesh nga ministrja se faji i të gjithë kësaj ngjarje është i shoqërisë nuk ka asnjë faj drejtuesit arsimor në vend.

Policia shtetit detyrë parësore ka parandalimin e ngjarjeve kriminale, kjo që ka ndodhur në Gramsh është një kronikë e paralajmëruar. Krimi kibernetik a mund të ndalojë të tilla ngjarje dhe të mbyllë të gjithë faqet e fëmijëve 14-15 vjeçar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco