SYRI TV/ Shifrat që rrëzojnë propagandën e qeverisë, si ndryshon pjesëmarja në lokale dhe qëndrore

15:58, 17/05/2023
A+ Aa A-

Qeveria ka nisur propagandën për të fajësuar opozitën për pjesmarrjen e ulët në votime dhe rënien e votave në mbështetje të opozitës. Pavarësisht vjedhjeve dhe manipulimit, shifrat e pjesmarrjes ruajn të njëjtin trend krahasimor mes zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale, ndërsa qëllimisht nga këto krahasime lihen jashtë 220 mijë shqiptarët që u larguan nga vendi vitin e fundit

SYRI TV

Propaganda qeveritare po tenton të mbulojë vjedhjen e zgjedhjeve, duke justifikuar pjesmarrjen e ulët në votime, me pakënaqësitë e qytetarëve ndaj opozitës. E në kuadër të kësaj propagande mediat pranë së majtës dhe analistë politikë po krahasojnë shifrat e pjesmarrjes në 14 maj me zgjedhjet e vitit 2021.

Por qëllimisht anashkalohet fakti, që interesi I qytetarëve për të votuar historikisht është më i ulët në zgjedhje lokale krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme. Nëse do të krahasojmë pjesmarrjen në zgjedhjet e 14 majit me ato të 25 prillit 2021 pjesmarrja është 6. 77 përqind më e ulët.

Por nëse të njëjtin krahasim e bëjmë me zgjedhjet parlamentare të 2013 me ato të 2015, vihet re që rënia e pjesmarrjes nga zgjedhjet e përgjithshme në ato lokale ëhstë në të njëjtin trend. Nësë në vitin 2013 pjesmarrja në zgjedhje ishte 53. 47 %, në zgjedhjet lokale të 2 viteve më pas pjesmarrja ishte 47. 83, me një rënie prej 5. 64 %.

Madje ky trend është disa herë më i madh nëse e krahasojmë mes zgjedhjeve parlamentare të 2017 me votimet njëpartiake të 2019. Por ndërsa fajësimi i opozitës kërkohet te luajtja me shifrat, ku sipas tyre, opozita ka rreth 200 mijë vota më pak, qëllimisht jashtë kësaj analize lihet edhe eksodi masiv i shqiptarëve. Nga të dhënat e agjencive të huaja të statistikave por edhe qëndrat e emigrantëve, rezulton se gjatë viteve 2021 dhe 2022 janë larguar mbi 220 mijë shqiptar.

E këto shifra mbështetën edhe nga zyra emigracionit në Britani e Qendra e Emigracionit në BE, ku vetëm për vitin 2022, 31 mijë e 600 shqiptarë kërkuan Azil në një prej sshteteve të Europës. Ndërkohë 17 mijë të tjerë kërkuan azil në vitin 2021, pa përfshirë këtu emigracionin e paligjshëm apo largimet e rregullta me kontrata pune.

Por jo vetëm zyrat europiane, por edhe shifrat e INSTAT-it të qeverisë, tregojnë se emigrant të rregullt që janë larguar nga Shqëipëria për vitin 2021 ka qenë 41 mijë, ndërkohë që të dhënat e tjerë konfirmojnë 220 mijë shqiptar të larguar sëfundmi, shifra këto të pallogaritshme për propagandën qeveritare.

E gjithashtu, larg vëmendjes lihet fakti, që demokratët në këto zgjedhje u futën pa sigël e flamur, e cila u mbajt peng nga Edi Rama në bashkëpunim me dyshin Basha-Alibeaj, duke i zvarritur demokratëve mes një kalvari procesesh gjyqësore e në fund I mohuan edhe vendosjen e emrit në fletën e votimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco