Sa sovran, është sot ‘Sovrani’...?

Sa sovran, është sot ‘Sovrani’...?

15:03, 17/05/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

Mezi po pres leximin politik të këtij rezultati, prej politologëve apo politologeve të "ujësjellsave"!

Çfarë mesazhi na ka dhënë "sovrani" me votën e tij të lirë e të pandikuar, nga presioni, paraja apo krimi?

* Që "Sovrani", ka refuzuar Sali Berishën, sepse nuk e frymëzon më, pasi është "non grata", etj., etj., etj... këtë e kuptova...

* Që "Sovranin" e ka frymëzuar Tom Doshi (veçanërisht në Shkodër), aq sa të dalë forcë e dytë politike në Këshilla Bashkiakë, e të jetë vendimtar për fitoren e kandidatëve të PS në kështjellat e PD, kjo është evidente nga shifrat e rezultateve.

Ajo që pres të më shpjegojnë është se si?

* Me figurën e tij "grata", e të mirënjohur në shërbim të interesit publik?

* Me listën e personaliteteve që ka kandiduar?

* Me fushatën shpjeguese të alternativës së tij social-demokrate?

* Me erudicionin dhe elokuencën e tij në debate televizive?

* Me bagazhin e 3 deputetëve elokuentë e luftarakë, tash 2 vjet në Kuvend?

Deri atëhere, kini parasysh se kjo harta me këto njollat blu ëshët e vetmja shpresë, dhe nuk është pak!

Është rezultat i qëndresës deri në heroizëm të demokratëve të frymëzuar nga Sali Berisha, dhe kandidatëve të zgjedhur prej tyre me votë sovrane!

Ky është çelësi i fitores që prisni, o njerëz, dhe shembulli që arrihet, që e ke veç një hap larg pragut të shtëpisë!

Qëndresë deri në heroizëm, bënë edhe ata që nuk ia dolën, dhe për ta veç nder dhe respekt dhe falenderim që ekzistojnë!

Këto janë faktet!

Por kini parasysh që nëse vota kundër pushtetit kthehet në akt heroik, aty nuk ka më as zgjedhje, as demokraci e as... politikë!!!

Kësisoj, përgjegjësitë nuk janë më politike sepse situata nuk është më politike, sepse "Sovrani" nuk është më sovran....

Tashi po i dal vetë përpara pyetjeve të rastit "çfarë do bëni ju zoti Strazimiri?" apo "cila është zgjidhja o Gent?"

Unë zgjedhjen time e kam bërë, deri në betim:

Do u qëndroj përballë, jo sa të kem frymë por, edhe kur të mos kem më frymë!

Edhe veç 1 në mbettë, unë do jem ai!

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco