VIDEO/ Shkëlqim Hoxha: Veliaj vizitë tek burgu disa ditë para zgjedhjeve, planifikoi manipulimin e votës

17:47, 16/05/2023
A+ Aa A-

Shkëlqim Hoxhës ia hoqën fitoren nga duart në bashkinë e Rrogozhinës. 

Rezultatin e përmbysi kutia e fundit, ajo e burgut të Rrogozhinës, vota të cilat shkuan në një masë të madhe për kandidatin e PS, Edison Memolla. 

Kandidati i "Bashkë Fitojmë", Hoxha akuzon Erion Veliajn se ka manipuluar votat e burgut. Për Syri Tv, Hoxha tha se Veliaj ka zhvilluar vizitë tek burgu disa ditë para zgjedhjeve, pikënisje kjo për manipulimin e votave. 

"Veliaj e ka deklaruar edhe vetë që kemi fituar me një grusht votash nga burgu. Zoti Veliaj e di mirë se ka qenë edhe vetë në burgun e Rrogozhinës, ka takuar drejtorin, ka takuar edhe të dënuarit në zyrën e drejtorit. Ka edhe një hetim nga SHKB. është denoncuar si rast, ka ndodhur disa ditë para votimit. Veliaj të na japë shpjegim për këtë", u shpreh Hoxha. 

"Kam kryesuar nga kutia e parë deri në kutinë e parafundit.  Me kutinë e fundit ndodhi çudia që nuk pritej. U hodh në lojë asi nën mëngë që ishte kutia e burgut. Isha 57 vota para rivalit tim. Dhe në momentin që u soll kutia e burgut u përmbys rezultati duke kaluar 23 vota para rivali im. E kontestoj plotësisht këtë kuti pasi është një kuti që ka qënë jashtë kontrollit dhe është totalisht e manipuluar. Ajo qendër votimi është në konflikt të pastër interesi pasi babai i rivalit tim Edison Memollës është shef regjimesh të jashtme në Policinë e Burgut", sqaroi kandidatii "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco