Strazimiri: ‘Socialdemocratic WAVE’ në Shkodër?

Strazimiri: ‘Socialdemocratic WAVE’ në Shkodër?

16:51, 16/05/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

Nëse në Shkodër procesi ka qenë i lirë dhe i pandikuar nga presioni e paratë, shpjegimi i vetëm logjiko-politik dhe njëkohësisht scoop-i gazetaresk, është:

Shkodra u përmbyt nga një ‘dallgë social-demokrate’...(?!)

Domethënë:

Shkodranët refuzuan Partinë Demokratike dhe politikën e vjetër të Sali Berishës që është ‘non grata’...

Ok!

Dhe çfarë bënë?

Pësuan një magjepsje nga idealet e social - demokracisë (?!), të shpjeguara aq bukur dhe me elokuencë nga social-demokrati i hershëm Tom Doshi (!?) i cili, veç të tjerash është dhe ‘grata’...(?!)

Nëse është kështu, është një rast për t'u studiuar në shkollat më prestigjioze të shkencave politike!!!

Shifrat tregojnë se kjo ‘socialdemocratic wave’, i ka siguruar fitoren edhe Benet Becit, duke qenë se votat e Partisë Socialiste janë po ato të përhershmet, dhe nuk kanë pësuar asnjë ‘boom’... si Beneti...

Partia e Benetit, është votuar nga të njëjtët ish-komunistë dhe spiunë të Partisë së Punës që e votojnë gjithmonë... domethënë... me t'u dhimbs...

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco