SYRI TV/ Berisha: 14 maji maskaradë zgjedhore, raporti i ODIHR faktoi manipulimet

16:08, 16/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet e 14 majit ishin një maskaradë zgjedhore, ku kryeministri Rama tjetërsoi  vullnetin e qytetarëve. Në një konferencë për media nga selia blu, Berisha paralajmëroi se opozita do të marr vendime, ndërsa theksoi se kurrë nuk tërhiqet para bandave të krimit.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cilësoi si një maskaradë elektorale nga makineria e pushtetit, zgjedhjet e 14 majit, duke thënë se opozita nuk do të heqë dorë, nga lufta për të kthyer votën e lirë. 

Në konferencën për media, lideri i opozitës citoi raportin paraprak të ODHIR, që faktoi blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje.

Duke marrë një shembull të tjetërsimit të votës, Berisha u ndal të zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës, ku rezultati u nda me vetëm 12 vota, të të burgosurve.

Kreu demokrat, deklaroi se do të respektojë statutin e PD, duke lajmëruar se koaliconi opozitar do të bëhet gati për hapat e radhës. 

Berisha beri me dije se Partia Demokratike, disponon prova, që faktojnë manipulimin e zgjedhjeve, dhe do të paraqesë një raport pranë gjithë autoritetve që vëzhguan zgjedhjet në Shqipëri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco