VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Krimi tjetërsoi votën në Shkodër, u angazhuan Pëllumb Gjoka, Bajrët dhe Tom Doshi

16:07, 16/05/2023
A+ Aa A-

Partia Socialiste e fitoi Bashkinë e Shkodrës më ndihmën e krimit të organizuar dhe parave të korrupsionit. Akuza u bë nga kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Sali Berisha i cili akuzoi Pëllumb Gjokën, Bajrat dhe Tom Doshin si personat që tjetërsuan vullnetin e Shkodranëve. Nga një vëzhgim i Syri Tv diferenca prej rreth 12 mijë votash në favor të kandidatit Benet Beci në raport me kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia  korrespondon me numrin e votave që Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka marrë në këto zgjedhje për këshilltarët. 

SYRI TV

Partia Socialiste e fitoi Bashkinë e Shkodrës me ndihmen e bandave, duke e vendosur metropolin e veriut nën zgjedhën e krimit.

Akuza e bë nga kreu i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Sali Berisha  në një dallje për mediat, ku theksoi se ndonësë sondazhet nxirrnin fitues kandidatin Bardh Spahia, grupet kriminale tjetërsuan procesin zgjedhor.

Berisha u ndal edhe në emër konkret të politikanëve lokalë dhe personazheve të botës së krimit që sipas tij diktuan këtë rezultat.

Në Shkodër, numërimi i votave për Këshillin Bashkiak po fakton rolin kyç të PSD së Tom Doshit në fitoren e Benet Becit të Partisë Socialiste në betejën për Bashkinë e Shkodrës.

Diferenca prej rreth 12 mijë votash në favor të kandidatit Benet Beci në raport me kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia  korrespondon me numrin e votave që Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka marrë në këto zgjedhje për këshilltarët. 

PSD  në betejën për Këshillin bashkiak siguroi 12908  vota, duke garantuar12 mandate në Këshill.

Partia Socialiste ka marrë 17 963  vota me 18 mandate të projektuara në Këshill, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 13177 vota që përkthehet në 13 mandate në Parlamentin e qytetit të Shkodrës

Ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare të 2021 Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka marrë rreth 9

Një tjetër shkak që mund të ketë ndikuar në humbjen e koalicionit Bashkë Fitojmë është kalimi I deputetit të PL Agron çela në radhët e Partisë Socialiste dhe mbështetja për Benet e Becin e grupimit Basha Alibeaj.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco