Berisha: Opozita do i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme kësaj shëmtie elektorale të Edi Ramës

Berisha: Opozita do i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme kësaj shëmtie elektorale të Edi Ramës

13:58, 16/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se opozita shqiptare do i përgjigjet në mënyrë të fuqishme krimit elektoral të 14 majit.

“Të gjitha këto janë dy konkluzione kryesore.

E para, Edi Rama është një armik i egër, i përbetuar i votës së shqiptarëve.

E dyta, janë një apel, një kushtrim për mbarë popullin opozitar, për çdo shqiptar që beson se shteti ligjor, se barazia para ligjit, se të gjitha liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarit, funksionojnë vetëm në rast se shoqëria voton e lirë.

Të gjithë ata që shohin vendin e tyre të shkretohet me shpejtësi, të gjithë ata që të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore, po bëjnë valixhet të ikin nga Shqipëria, janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht të drejtën e votës, të drejtën e lirë të votës shqiptare.

PD ka në diskonim me qindra fakte, dokumente, me të cilat Edi Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ka me dhjetëra padi në organet të cilat janë kryekëput vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport shumë serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjeve në Shqipëri dhe kancelarive të vendeve mike për të faktuar në mënyrë të pakundërshtuar dhunimin masiv të të drejtës dhe rezultatit të këtyre zgjedhjeve.

Ajo çka ne qëndrojmë plotësisht, se në një seri bashkish, kandidatët që fituan janë kandidatë të botës së krimit, drogë dhe votëblerjes.

Numërimet janë një pazar i turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minutë.

Pra, kësaj shëmtie elektorale, opozita me besimin më të madh do i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme.

Ne nuk heqim dorë nga zotimi solemn që shqiptarët të votojnë të lirë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco