Kryeson me epërsi në Kavajë, Fisnik Qosja: Votë plebishitare për ndryshim dhe kundër regjimit

20:32, 15/05/2023
A+ Aa A-

Fisnik Qosja kryeson me epërsi garën në Kavajë, kur po numërohen kutitë e fundit. 

Në një intervistë për Syri Tv, pasi shpalli fitoren, Qosja u shpreh se qytetarët bënë ndryshimin në 14 Maj me votë plebishitare. 

Ai tha se Kavaja e ka treguar gjithmonë se është kundër diktaturave dhe regjimeve. 

"Qytetarët e Kavajës e kanë shprehur vullnetin e tyre. Kanë muaj të tërë që kanë vendosur për ndryshimin në Kavajë. Qytetarët e Kavajës janë kundër diktaturave, kundër regjimeve. Kavajasit dje e treguan me votat e tyre plebishitare se Kavaja do ndryshim. Njerëzit nuk e duronin padrejtësinë që po i ndodhte qytetit. Kavajasit asnjëherë nuk gabojnë në zgjedhje. Kavaja zgjodhi, Kavaja vendosi", u shpreh Qosja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco