Zgjedhjet/ Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Drejtorin e policisë

Zgjedhjet/ Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Drejtorin e policisë

11:49, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis, mesditën e djeshme, vizitoi grupin e drejtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të ngritur për menaxhimin e procesit zgjedhor në të gjitha fazat e zhvillimit të tij, deri në fazën finale, me shpalljen e rezultateve nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.      

Ambasadori De Sanctis u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku. 

Drejtori i Përgjithshëm e njohu ambasadorin, me masat dhe punën e Policisë gjatë gjithë fazave të procesit zgjedhor, si dhe me masat shtesë për fazën e mbylljes së procesit të votimit, shoqërimit të materialeve zgjedhore dhe masat e sigurisë për objektet zgjedhore për procesin e numërimit.

Ambasadori Guido De Sanctis e përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për planin e detajuar të masave, të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe theksoi se prezenca e tij te grupi i drejtimit, tregon qartë marrëdhënien shumë të mirë mes Policisë së Shtetit dhe OSBE-së. 

Gjithashtu, ambasadori Guido De Sanctis vlerësoi rëndësinë e grupit të drejtimit për menaxhimin e procesit në të gjitha fazat e zhvillimit të tij dhe shprehu besimin se Policia e Shtetit tashmë ka përvojën dhe profesionalizmin për të menaxhuar dhe përmbushur me sukses edhe këtë sfidë të radhës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e garantoi ambasadorin se Policia e Shtetit u angazhua maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë dhe të drejtën e qytetarëve për të votuar, si dhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në përfundim të të gjitha fazave të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco