'Duan të kenë gjithçka në kontroll'/ Bledian Koka: Pushteti përgjysmoi numëruesit e opozitës

02:26, 15/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka ka deklaruar se Partia Socialiste po përdor mekanizma për të goditur opozitën në mënyrë që të mbajë situatën në favorin e tyre.

Nga studioja e Syri Tv, Koka shprehet se në çdo tavolinë të opozitës në KZAZ numëruesit janë gjysmë në numër, në mungesë.

“Unë mendoj që shpeshherë partia në pushtet mundohet të përdorë mekanizma, ato që kanë nën kontroll për të goditur kundërshtarin, dhe në këtë moment që po flasim kundërshtari nuk është as votuesi demokrat, as lidershipi i opozitës, por është numëruesi. Praktikisht ti je futur në një fushë shahu ku kundërshtari ka vendosur që do luash pa ‘mbretëreshën’ dhe pa dy ‘torra’. Nëse ti heq këto tre elemente ska shanse ta mundësh kundërshtarin.

Beteja në këtë momente është që ata që kanë një moment shumë të rëndësishëm në dorën e vet, numërimin e votës me ndershmëri dhe pa e ndjerë presionin mendoj që është e rëndësishme. Në çdo KZAZ ka 6-të tavolina numërimi, në 3 opozita ka numërues, në 3 nuk ka”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco