Belind Këlliçi kryeson në 5 kutitë e para: Rezultati në Tiranë do të jetë surprizues, thirrja për numëruesit

00:55, 15/05/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi kryeson teksa janë hapur 5 kutitë e para në bashkinë e Tiranës. 

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Këlliçi u shpreh se rezultati në Tiranë do të jetë surprizues. 

Ai tha se njësitë 2, 3 dhe 8 janë ato ku opozita ka shënuar rezultate pozitive deri tani. 

Këlliçi kishte një mesazh edhe për komisionerët, duke iu kërkuar atyre të numërojnë çdo votë dhe të bëjnë rezistencë deri në votën e fundit. 

"Të gjithë numëruesve u bëj thirrje të numërojmë çdo votë, të bëjnë qëndresë deri në votën e fundit. Kjo është një garë shumë e fortë në Tiranë. I garantoj të gjithë demokratët se rezultati do të jetë shumë i mirë dhe surprizues. Nga kutitë e numëruara, gjysmat i kemi fituar gjysma jo. Numëruesit të jenë në këmbë, Tirana do të jetë një surprizë shumë e mirë. Është një makineri pushteti që ushqehet me para të pista, është hedhur lumë rrugëve të Tiranës për të deformuar rezultatin", u shpreh Këlliçi. 

Ai shtoi gjithashtu se gara në Tiranë, referuar shifrave paraprake, është mjaft e fortë. 

Kandidati i "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi tha se gara është e pabarabartë, duke shtuar se po të ishte e barabartë, Erion Veliaj është politikani më i dobët në vend dhe nuk do të kishte asnjë shpresë për fitore. 

"Erjon Veliaj është kandidati më i dobët, është figurë groteske dhe qesharake. Tirana do të jetë një rezultat shumë i ngushtë", tha Këlliçi. 

Gjithashtu, Këlliçi komentoi edhe rezultatin elektronik të bashkisë Kamëz të cilin e konsideroi manipulim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco