Kryetarja e PD-së në Mat nuk lejohet të futet në KZAZ, Vata : E turpshme, kryetarja ka konflikt interesi

00:34, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Mat, Denisa Vata, ka bërë një denoncim nga ambientet jashtë KZAZ pasi nuk është lejuar të futet brenda, ndërkohë që kryetari i Partisë Socialiste është lejuar.

Vatra shprehet se ky është një konflikt interesi nga kryetarja e KZAZ-së Suzana Hoti, pasi motra e kësaj të fundit është në listën e këshillit bashkiak.

“Unë jam tek KZAZ në Mat nr 16 dhe nuk jam lejuar të futem brenda me argumentin që kishin kaluar afatet për të çuar kërkesën për vëzhgues ndërkohë që kërkesa ime ka qënë njëkohësisht bashkë më kryetarin e PL-së dhe ai është lejuar, ndërkohë që brenda është dhe kryetari i PS-së, ndërsa unë nuk lejohem nga kryetarja e KZAZ-së Suzana Hoti sepse është në konflikt interesi pasi ka motrën e saj në listën e këshillit bashkiak.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco