Gjokutaj: Kamza manipulim dhe falsifikim, matematika nuk e parashikon këtë përmbysje

00:21, 15/05/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj në një lidhje me Skype për Syri Tv ka denoncuar manipulimin e zgjedhjeve elektorale me votim elektronik në zonën e Kamzës.

Gjokutaj shprehet me bindje se nëse votimet ripërseriten në mënyrë manuale rezultati do jetë krejt i kundërt nga ç'ka ka nxjerrë forma elektronike.

Unë jam krejt i bindur dhe i sfidoj mazhoritarët  që nëse në njërën nga bashkitë elektronike ta ripërsërisin manualisht votimin  në një vëzhgim të rreptë po do të shikoni që rezultati manual nuk do të kletë lidhje me këtë elektron ikun. Le ta provojmë dhe ta shikojmë sesa real është, sepse llogarotë e Kamzës nuk dalin.

Ky është manipulim, ky është falsifikim i pastër sepse kur matematika nuk e parashikon këtë lloj [ërmbysjeje  atëherë sigurisht të gjitha versionet e tjera  politiko-juridike etj, janë të panevojshme dhe të padobishme, pra nuk janë të vërteta sepse sigurisht shkenca ekzakte dominon mbi shkencat e tjera”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco