Ku dhe kur pritet të votojnë Presidenti dhe krerët e politikës

Ku dhe kur pritet të votojnë Presidenti dhe krerët e politikës

07:50, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi do të votojë në orën 8:30 në shkollën “Dora d’Istria”.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të jetë ndër të parët politikanë që do të votojnë sot për zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri, rreth orës 9:00. Qendra e tij e votimit është në shkollën 9-vjecare “Kongresi i Lushnjes”.

Kryeministri dhe Kryetari i PS, Edi Rama, pritet të votojë në shkollën “Ymer Lala” të fshatit ku banon, në Surrel, rreth orës 10:30.

Kryetari i PD, SaIi Berisha pritet të votojë rreth orës 10:00.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet të votojë në qendrën e votimit në kopshtin nr.31 në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj që kandidon për një mandat të ri pritet të votojë rreth orës 9:00 te Parku Olimpik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco