Bujar Leskaj: Sekti Rama qytetet e Shqipërisë i do vetëm si feude të sektit!

Bujar Leskaj: Sekti Rama qytetet e Shqipërisë i do vetëm si feude të sektit!

01:22, 13/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetet sociale analizën e deputetes së PD, Emilia Koliqi për garën në Shkodër. 

Sipas saj, qytetarët në Shkodër do të votojnë Bardh Spahinë në 14 Maj, ndërsa ka renditur të gjitha arsyet. 

"Sekti Rama qytetet e Shqipërisë i do vetem si feude te sektit!", shkruan Leskaj, duke shtuar se analiza e Koliqit vlen për Shkodrën, por edhe për të gjithë Shqipërinë. 

Postimi
Një shkrim shterrues, në të cilin do të doja të isha bashkëautor! 

Një analizë për Shkodrën dhe jo vetëm për Shkodrën! 

Një analizë për Veriun e Shqipërisë dhe jo vetëm për Veriun e Shqipërisë. 

Një analizë edhe për Vlorën, Selenicën, Sarandën, Delvinën, Konispolin, Himarën; për gjithë Shqipërinë!
 
Sepse Rama dhe sekti i tij urrejnë të gjitha qytetet e Shqipërisë, sepse sekti Rama qytetet e Shqipërisë i do vetem si feude te sektit.
Sepse kandidatët e Ramës janë si ato matrioshkat ruse, ku në fund, pasi hapen e hapen del Edi Rama, Spiro Koleka, Enver Hoxha!
 
Respekt të veçantë për autoren e kësaj analize, deputeten e Shkodrës-PD, eksperten e ekonomisë, znj. Emilia Koliqi!
 
Në 14 maj votojmë kandidatët e koalicionit tonë “Bashkë Fitojmë”!
 
Në 14 maj marrim në duar fatet tona!
 
#14MajVotoHysniSharra në Vlorë
#14MajVotoBardhSpahia në Shkodër
#14MajVotoBelindKëlliçi në Tiranë
#14MajVotoIgliCara në Durrës
#14MajVotoLeonardRakipaj në Selenicë
#14MajVotoArditCikuli në Sarandë
#14MajVotoFatmirShero në Konispol
#14MajVotoLuçianoBoçi në Elbasan
#14MajVotoIlirMehmeti në Delvinë
#14MajVoto 1-BashkëFitojmë në çdo bashki të Shqipërisë !
#ShqipëriaNëDuarteTua

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco