Vartësit e Ballukut po shpërndanin para për vota, Ismail Uka: Ceno Klosi erdhi t'i shpëtonte nga prangat

22:36, 12/05/2023
A+ Aa A-

Ismail Uka, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Dibrën, në 'Çim Peka Live', në një lidhje direkte, tregoi më shumë mbi ngjarjen e fundit, ku stafi i Belinda Ballukut u kap duke shpërndarë lekë në Dibër, në këmbim të votës.

Një inspektor i IKMT, së bashku me dy punonjës të tjerë janë kapur në Dibër, qark i cili drejtohet nga Belinda Balluku, duke shpërndarë para vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit. 

Uka tha se protagonist në këtë skandal ka qenë edhe drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi i cili ka shpëtuar nga prangat punonjësit e Belinda Ballukut. 

Kemi pasur gjatë gjithë kohës dyshimet tona për shpërndarjen e lekëve në këmbim të votive. Prej dy ditësh nga ana e stafit tim është mbikqyrur një zyrë e cila në fakt është pa logo dhe është përdorur nga drejtorët e Belinda Ballukut duke vendosur ngjitëse të zeza në derë. Jam i gatshëm t'i vejë Prokurorisë në dispozicion  për hetim.

Në orën 16 e 40 nga kjo zyrë kanë dalë disa persona dhe i vëzhgova vetë dhe pasi ata e konstatuan se po vëzhgohen, dolën nga zyra duke marrë materiale dhe u futën në lokal, nga ku kanë dalë dy vajza që lëviznin me qese me para. Në momentin që futen në pallat janë unë kam qenë me dikë tjetër dhe menjëherë kanë ardhur mbështetësit e Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe një tjetër të cilët kanë tentuar të hapin fizikisht hyrjen e pallatit. 

Unë kam lajmëruar policinë e shtetit, nga ora 16:47 deri në 20:56 minuta është dashur të bëjë dy veprime policia. Ndërkohë që marketi ka ndryshuar kodin pas ndërhyrjes së vartësve të Belinda Ballukut. Ceno Klosi jo vetëm që ka qenë në fushatë por ka pamje filmike duke hyrë te kjo zyrë dhe duke kryer shit blerje votash. Prokuroria po krye veprimet hetimore. Zgjedhjet në Dibër do bëhet të lira dhe askush nuk mund të vjedhë më vota”.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco