Meta, optimist për kandidaten e Korçës: Besimplotë që do kurorëzohet kreybashkiake!

Meta, optimist për kandidaten e Korçës: Besimplotë që do kurorëzohet kreybashkiake!

09:27, 10/05/2023
A+ Aa A-

Pak ditë para zgjedhjeve lokale, kreu i Partisë së Lirisë është shprehur optimist për Bashkinë e Korçës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka falënderuar qytetarët e Korçës të cilët kanë mbështetur kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli.

Postimi i plotë i Metës:

Mirënjohje mijëra qytetarëve  të Korçës që sfiduan shiun dhe të ftohtin për të shprehur mbështetjen më entuziaste për Ndryshimin dhe Ledina Alollin si Kryebashkiake e ardhshme.

Programi i saj për uljen e taksave, mbështetjen e veçantë të bujqësisë e turizmit, termoizolimin e të gjitha banesave si edhe programet për nxitjen e punësimit për të rinjtë do të ulin kostot e jetesës.

Besimplotë se të rinjtë e Korçës nuk do të ndalen asnjë minutë këto tre ditë për të kurorëzuar pedagogen e tyre të dashur si Kryebashkiake të Korçës.

I bindur se edhe çdo grua dhe nënë korçare do të mbështesin Ledinën në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet si kurrë më parë dhe të kenë një Bashki që punon për forcimin e familjes dhe fuqizimin e grave dhe vajzave.

Bashkë Fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco