PD Korçë: KLSH ‘kap mat’ Sotiraq Filon, po shpërdoron milionë lekë pa kriter

PD Korçë: KLSH ‘kap mat’ Sotiraq Filon, po shpërdoron milionë lekë pa kriter

16:32, 08/05/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike në Korçë ka denoncuar kryetarin e bashkisë, Sotiraq Filon për abuzimet që po bën me fondet.

Sipas PD Korçë në raportin e KLSH thuhet se janë shpërdoruar rreth 100 milionë lekë duke blerë asfalt, pa asnjë dokument përveçse me një preventiv paçavure.

Postimi:

PAGUANI 100 MILION DHE PASTAJ IKNI!!!

Kryetari i Bashkisë, z. Sotiraq Filo dhe ushtarët e tij (ose të ministrit) nëpër drejtori, i kanë bërë abuzimet pa iu dridhur fare qerpiku.

70 MILION TË TJERA, sipas raportit të KLSH, duhet të dëmshpërblejë Ilir Dinellari për abuzime flagrante ose thënë më thjesht: PËRVETËSIME

Kjo shifër që ka abuzuar, së bashku me atë të karburantit,të denoncuar nga ne disa kohë më parë, i bëhet plot 100 MILION këtij zotërie.

Ja bëmat e radhës:

• Ka blerë asfalt, pa asnjë dokument përveçse me një preventiv paçavure

• Asnjë përcaktim se ku do ta përdorë atë asfalt

• Asnjë procesverbal dorëzimi punimesh

• Ka shënuar sikur ka asfaltuar të njëjtat rrugë çdo vit

• As ky dhe as Sotiraq Filo, nuk kanë nxjerrë asnjë përgjegjës për këto shkelje

• E rritin buxhetin e “gjoja shërbimeve” sipas qejfit, pa argumentuar fare arsyet.

• Bëjnë hyrje-dalje në magazinë të ASFALTIT, sikur të jetë mollë dhe dardha

A ka mundësi të na ndriçoni, zotërinj, se me ç’mënyre magazinohet ASFALTI?

Se si është e mundur teknikisht, që të futet asfalti sot në magazinë dhe të dalë për të shkuar akoma i nxehtë në objekt, PAS 8 DITËSH, këtë vetëm z. Dinellari dhe z. Filo mund ta dinë!

Nga të gjitha këto, kanë fluturuar 70 MILION lek të cilat KLSH ka rekomanduar që DUHET T’I DËMSHPËRBLEJNË.

...mbase një pjesë e të cilave po shkon këto ditë andej nga fshatrat Porodinë dhe Biranj.

Kështu o z. Dinellari???

Kështu o Z. Kryetar???

Këto që sapo deklaruam, po i plotësojmë dhe në një dosje, e cila do ti dërgohet SPAK për hetim.

QYTETARË TË KORÇËS!

Këta njerëz që kanë qeverisur qytetin për 16 vjet e kanë trajtuar sikur të ishte ÇIFLIGU I TYRE!

Duhet ti pushojmë nga puna!

Arsyeja: SHKELJE DHE ABUZIME

Të dielën e 14-Majit këtë e kemi vetë në dorë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco